Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vrasja e Licit, Lala: Ja pse kjo ngjarje do të përvëlojë Shkodrën

22:05 / October 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Open” është diskutuar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku e ekzekutua Hamza Lici dhe plagosur rëndë Arlind Bushatin, që ndodheshin në një automjet tip Benz.

Ndaj tyre është qëlluar me breshëri armësh kallashnikov, ndërsa dyshohet se janë dy autorë që kanë marrë pjesë në këtë atentat.

Gazetarja Klodiana Lala tha se Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, një personazhi shumë të kërkuar, që ka pasur përplasje të fortë me grupin Bajri.

“Kjo ishte një ngjarje që do të përvëlojë Shkodrën. Hamza Lici ishte duke udhëtuar me Arlind Bushatin, me të cilin ishin lidhur shumë kohët e fundit. Familja Bushati është një familje me tradita, një ndër më të njohurat në Shkodër, që nuk kanë pasur probleme.

Arlind Bushati ishte i lidhur fillimisht me Astmer Bilalin, më pas ishte hedhur në krahun tjetër, te Licët”, tha gazetarja Lala.

Ajo tha se mund të kenë qenë dy ekzekutorë, që kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj automjetit ku ishin Lici dhe Bushati. Lala tha se gjendja shëndetësore e Arlind Bushatit është e rëndë, ai po lufton me jetën.

Lala u shpreh se qëllimi i atentatorëve është që t’i vrisnin të dy, si Hamza Licin ashtu edhe Arlind Bushatin.

Gazetarja ka bërë një bilanc të përplasjeve që kanë ndodhur në Shkodër, duke theksuar se janë me dhjetra viktima.

“Duhet një reagim i shpejtë, Arlind Bushati duhej të ishte marrë në mbrojtje, pasi 3 javë më parë kishte denoncuar se ishte kërcënuar, se ishte i rrezikuar për jetën. Si ka mundësi që ata lëviznin me një automjet me targa të huaja, që kishin edhe armë dhe askush nuk i kontrollonte? Si ka mundësi që nuk u mor në mbrojtje Arlind Bushati? Kjo situatë më tremb”, tha Lala.

atentati Hamza Lici klodiana lala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.