Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari të arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës kanë pasur rolin e tutorit. Ata dyshohet se shfrytëzonin gratë dhe vajzat që qëndronin poshtë urës së Dajlanit. 32-vjeçarja është goditur disa herë me thikë në brinjë pas një konflikti nën efektin e kokainës. Dy autorët nuk e kanë pranuar krimin por janë dëshmitë e personave që kanë qenë aty që kryqëzojnë 22 vjeçarin nga Lushnja dhe 45 vjeçarin nga Durrësi.
Të fundit
Vrasja e Luljeta Prezës, autorët dyshohet se shfrytëzonin vajzat poshtë urës së Dajlanit në Durrës
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment