Për vrasjen e 40 vjeçarit, Pëllumb Islami të ndodhur më 21 shkurt, policia greke ka arrestuar një 23-vjeçar dhe rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm kriminalë.
I riu shqiptar përdor dy emra “Dhimitri” dhe “Nektarios”. Ai ka precedentë të mëparshëm penalë për “vrasje nga pakujdesia”, “gjobvënie”, “shkatërrim prone”, “kanosje me armë zjarri”, “pranim dhe mbajtje të produkteve të veprës penale”, “vjedhje në bashkëpunim”, “vjedhje e mbetur në tentativë”.
Urdhri i arrestit ndaj tij për vrasjen e Pëllumb Islamit me profesion hidraulik, ishte lëshuar që në datën 3 mars. Dyshohet se i arrestuari, ishte pjesë e grupit kriminal ‘L’, të cilët qëlluan me breshëri plumbash para lokalit ku ndodhi vrasja e Islamit dhe më pas u larguan me një ‘Jeep’ të zi.