Edhe këtë të premte, seanca për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në ngarkim të Arbër Paplekajt, dy ish-zv.drejtorëve të policisë së Elbasanit, Niko Palla dhe Albert Nushi, si dhe për gjashtë efektivët e forcave Shqiponja, është shtyrë sërish.
Gjyqi u shty për shkak se jo të gjithë avokatët janë njohur me provat. Senaca e radhës do të mbahet më 28 shtator.
Kjo ishte seanca e tretë që mbahej për dërgimin për gjykim të dosjes “Xhuvani”.