Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i tronditur nga vrasjet e dy politikanëve të PDK-së në qytetin e Pejës.
Kandidati i PDK-së për Pejën Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj mbetën të vrarë pas të shtënave me armë zjarri.
Albin Kurti u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave ndërsa fton organet e rendit që të zbardhin vrasjen e dyfishtë.
Deklarata e plotë
Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike.
Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë.