Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja në burgun e Peqinit, Manja: Shumë të dënuar do futen në 41 biss

18:07 / December 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manja8 770x433 1 752x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediet pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin pasditen e sotme.

Sokol Mjacaj qëlloi me armë brenda qelisë në burgun e Peqinit Arben Lleshin i cili humbi jetën.

Lexo edhe :

Related Posts

  • burgu peqinit
    Nga drejtori tek policët, emrat e të arrestuarve pas ngjarjes në burgun e Peqinit
  • Sokol Mjacaj Arben Lleshi Indrit Shaqja113
    Vrasja në burg/ Mjacajt iu sekuestrua një telefon 3 muaj më parë, policia kontroll edhe banesës në Dukagjin

Arma dyshohet se u fut me dron në burgu i sigurisë së lartë.

Sakaq, urdhri për të vendosur Mjacajn në regjimin 41 bis u dha ditën e sotme nga ministri Manja. Ky i fundit deklaron se situata e rendit është nën kontroll.

Ulsi Manja: Dua të ngushëlloj familjarët e viktimës, i uroj shërim të shpejtë të lënduarit tjetër. Garantoj familjarët e të dënuarve në të gjithë Shqipërinë që situata e rendit është në kontroll. Autori është një i dënuar me burgim të përjetshëm. Po vuante dënimin në këtë burg, dhe pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve dhe më pas i është vënë në dispozicion prokurorit të gatshëm. Ngjarja është e rëndë por s’ka pasur cënim të jetës së personelit dhe stafeve civile.

Si ka ndodhur ngjarja dhe detaje të tjera i përkasin hetimit. Unë nuk dua të cenoj asnjë element të hetimit. Do të ketë në orët në vazhdim një komunikim me opinionin publik aq sa do të lejojë hetimi. Sokol Mjacaj ka qenë duke vuajtur dënimin në Peqin. Nëse nuk e keni informacionin këtu kemi edhe regjim të posaçëm. Procedura e vendosjes në regjim, pasi del urdhri i ministrit nisin procedurat e vendosjes. Sot ministri ka vendosur vendosjen në regjim për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj. Arsyet kanë qenë të detajuara se përse kam vendosur vendosjen e Sokol Mjacajt në regjimin e posaçëm.

Ka një procedurë për vendosjen e një personi në regjim, procedurë të cilën jam i detyruar ta zbatoj sipas ligjit. Mënyra e komunikimit ka po ashtu një procedurë të posaçme. Për orën, dinamikën dhe të gjitha mos më bëni pyetje sepse cënojnë hetimin e prokurorisë.

abrija manja tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.