Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vrasja në burgun e Peqinit, reagon PD: Cënim i rendit dhe sigurisë publike!

21:29 / December 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhemal Gjnukshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot në burgun e Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshi, po ashtu i dënuar me burgim të përjetshëm si dhe plagosi të burgosurin Indrit Shaqja.

Sekretari për Sigurinë Kombëtare në PD, Xhemal Gjunkshi tha se kjo ngjarje pasqyron cënimin e rendit dhe të sigurisë publike. Ai mori shembull edhe një plagosje të ndodhur në Tiranë sot duke e komentuar situatën me tension të rënduar që sipas tij vjen për shkak të varfërisë dhe papunësisë në vend.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Sokol Mjacaj Arben Lleshi Indrit Shaqja113
    Vrasja në burg/ Mjacajt iu sekuestrua një telefon 3 muaj më parë, policia kontroll edhe banesës në Dukagjin

Reagimi i plotë i tij:

“Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në burgun e Peqinit ku u vra një i burgosur dhe u plagos një tjetër, nuk dëshmon vetëm pasigurinë në këto ambjente. Ngjarja pasqyron cënim të rendit, sigurisë publike dhe një realitet tensioni të rënduar të shoqërisë. Po sot në Tiranë dy të rinj u plagosën nga një adoleshent, ngjarje kjo e përsëritur dhe në qytete të tjera.

Shkaqet e rendit të tronditur tashmë dihen pasi varfërisë së madhe, papunësisë  dhe mungesës së një Strategjie efikase kundër krimit i shtohet edhe filozofia e kryeministrit dhe e qeverise me moton * kokën e njëri tjetrit le të hanë*. Por në fakt kjo situatë “po i han kokën ” ekonomisë,  stabilitetit kombëtar dhe integrimit europian.

Sepse investitorët vendas e të huaj nuk shohin siguri  dhe besim tek institucionet, sepse turistët nuk mund të vizitojnë një vend ku krimi godet në mes të ditës  dhe në mes të qendrës, ku parlamenti është përfshirë nga flaka e gazi, ku në burgje shpërthejnë armët dhe ku banesat e bizneset vidhen e grabiten.

Rendi dhe siguria duhet të mbahen me strategji vizion dhe masa konkrete, me zyrtarë e punonjës me integritet dhe jo me propagandë pompoze nga ministrat dhe zyrtarët e qeverisë. Shqipëria e 2023.“

Sot (15 dhjetor) në burgun e Peqinit u ekzekutua me armë zjarri me 3 plumba i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Lleshi. Po ashtu u plagos aksidentalisht shoku i tij i qelisë, Indrit Shaqja. Sokol Mjacja dyshohet se është paguar për të kryer vrasjen që tronditi vendin ditën e sotme.

burgu i Peqinit Vrasja Xhemal Gjunkshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.