Gazment Bardhi i ka konsideruar shpifje akuzat e lëshuara nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj tij për vrasjen e ndodhur në Elbasan gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Në përgjigjen e tij, Bardhi thekson se roli i tij në Elbasan ka qenë “dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën”.
“Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg”, shkruan Gazment Bardhi.