Kunati i viktimës Drita Saliaj, Mithat Saliaj shprehet se 16-vjeçari të cilin e ka nip, e që torturoi dhe mbyti 51-vjeçaren në rezervuar ishte përdorues droge.
“Isha te djali se jam operuar nga zemra. Nuk kuptoj gjë, sa erdha, hapa derën, pashë që e kanë shqyer kanë hyrë nga lart. Në shtëpi kisha 2-3 mln lekë mall. Nuk di gjë sa kanë marrë, tëra veglat. Derën nuk e kanë kapur, kanë hyrë nga tavani. Policia nuk dinte gjë. Unë sapo jam kthyer nga Greqia.
Kur isha këtu unë vija njëherë në 15 ditë. Autorët, ky nipi nuk ka qenë djali i mirë, por edhe të tjerët ashtu ishin. Ishte djalë i keq, drogë dhe të gjithë gjërat i ka bërë. Nuk ka qenë i dënuar më parë, të atin e ka brenda” tha ai.