Një person është gjetur i vdekur në pikën kufitare të Vermicës , ndërsa një person tjetër,16-vjeç, sirian është gjetur i plagosur me armë zjarri në Prizren.
Në fshatin Vermicë të Prizrenit, ditën e djeshme, rreth orës 00:42, policia e Prizrenit është njoftuar në lidhje me një person të shtirë para derës së shtëpisë së denoncuesit.
Kur policia arriti në vendngjarjes gjeti një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë.
Menjëherë është thirrur ambulanca e cila e ka çuar personin e lënduar drejt spitalit.
Pas kontrollit, në këmbën e majtë të të plagosurit, është vërejtur një plagë e cila sipas mjekëve dyshohet të jetë shkaktuar nga një armë zjarri.
Personi i plagosur është një 16-vjeçar me iniciale K.A., sirian, i cili është dukë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:40, polica kufitare në fshatin Vermicë kanë gjetur një trup të pa jetë.
Sipas dyshimeve të para, ky rast është i lidhur me plagosjen e 16-vjeçarit sirian.
Vazhdojnë hetimet nga ana e autoriteteve kosovare si dhe ato shqiptare për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Gjithashtu në vendin ngjarjes u gjetën: Një Pistoletë, një karikator me gjashtë fishek, një telefon dhe disa gëzhoja.