Dy ditë pas vrasjes së recepsionistit Erald Nevruzi, policia nuk ka mundur ende të gjejë armën me të cilën Gerald Shehu e ekzekutoi.
Pak orë pas vrasjes u gjet gëzhojë, por jo arma nga ka dalë plumbi. Ndërkohë makina me targa angleze e autorit të dyshuar 43-vjeccar, u gjet në Sarandë.
Dy punonjësit e Hotel Greccia, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët në kushtet e kërcënimit kishin bashkëpunuar me autorin, dalin nesër për masë sigurie në Gjykatën e Vlorës.