Detaje të reja kanë dalë na vrasja që tronditi Tiranën mbrëmjen e 4 janarit. Sipas dyshimeve paraprake të policisë dyshohet se objektiv i atentatit a qenë Edmond Crroj, 41 vjeç, i akuzuar në Itali për trafik drogë dhe dy nipërit e tij, Blerim Çela, 28-vjeç dhe Erion Çela, 35-vjeçari, i cili mbeti viktimë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit.
Dyshohet se autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e dajës dhe kanë pritur rastin që ta gjendej bashkë me dy nipërit për të kryer sulmin. Crroj rezulton me precedent të theksuar kriminal jashtë vendit, ku është akzuar në Itali për trafik droge.