Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar sot në Kinë.
Mediat lokale në vendin aziatik kanë shkruar se blogerja e njohur Lamu është djegur për së gjalli nga ish-bashkëshorti. Sipas tyre 30-vjeçarja ishte live në rrjete sociale, në momentin që ish-bashkëshorti e spërkati me benzinë e më pas i vendosi zjarrin. Në videon e fundit që Lamu ka publikuar në rrjet, shihet duke kërcyer e kënduar këngën tradicionale “Tibetit”.
Pak orë pasi bëri këtë postim, e reja vendosi të hynte përsëri live dhe në mënyrë të papritur ekrani bëhet i zi dhe dëgjohen britma të shumta. Policia raporton se në këto momente ish-bashkëshorti i saj kishte hyrë në shtëpi dhe pasi e kishte spërkatur me benzinë i vendosi flakën.
Kjo gjë është konfirmuar dhe nga motra e Lamus-it, e cila i kërkoi ndihmë në të holla ndjekësve, për të shëruar të motrën e cila kishte pësuar djegie në 90% të trupit. Mjekët u përpoqën dy javë rresht për ta shpëtuar, por pa rezultat, pasi e Lamu ndërroi jetë në spital. Policia ka njoftuar se ka arrestuar ish-bashkëshortin e Lamusë, duke shtuar se deri më tani nuk dihen motivet e këtij krimi makabër.