Sërish lëvizje në policinë e Shkodrës pas ngjarjeve të fundit kriminale që tronditën qytetin. Bëhet me dije se shkarkohet nga detyra drejtori i komisariatit të Policisë së Shkodrës, Vasil Cela, i cili zëvendësohet nga Lorenc Meta. Edhe gjatë ditë së sotme të pranishëm në Shkodër kanë qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kujtojmë se para disa ditësh u shkarkua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shkodrës
Postime te ngjashme
Add A Comment