Bujar Fandaj u arrestua pranë shtëpisë së tij në Altivole (Treviso, Itali). 41-vjeçari nga Kosova akuzohet për vrasje në rrethana rënduese. Ai akuzohet për vrasjen e 26-vjeçares Vanessa Ballan, me të paktën 7 goditje thike. E reja, nënë e një djali 4 vjeç, ishte 3 muajshe shtatzënë dhe ndodhej në shtëpi me leje të parakohshme lindje, prej të paktën 3 javësh.
Fandaj dhe Vanessa njiheshin. Në të shkuarën kishin pasur një lidhje disa mujore. Marrëdhënia ishte mbyllur keq, aq sa ajo kishte pranuar se ndihej e frikësuar prej tij dhe e kishte denoncuar për përndjekje. 26-vjeçaren e gjeti ende me pizhame, e dhunoi fizikisht më pas e goditi me thikë dhe e la përtokë, të mbuluar nga gjaku.
Lexo edhe :
Related Posts
Të hënën në mbrëmje, rreth orës 22:00, në TikTok dhe Instagram, 41-vjeçari kishte publikuar një Story, me audio në sfond, ku thuhej: “Kështu jam gatuar, të jap menjëherë zemrën, transparencë e sinqeritet. Por mos mendo se mund të ma fusësh, sepse nëse më del nga zemra nuk hyn më”.