40-vjeçari, Dan Hutra që vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera mesditën e së mërkurës, pritet të dalë ditën e sotme përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai përballet me 5 akuza, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’ ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.
Më 1 Mars, Dan Hutra plagosi fillimisht me thikë në Astir 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Më pas iu drejtua Kodër Kamzës ku u fut në shtëpinë e sh-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa. Nga të shtënat aty mbetën të vrara motra dhe kunata e ish-partneres, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku. Vetë Elena Hysa mbeti e plagosur bashkë me nënën.
Por Dan Hutra ishte përgatitur për një masakër më të madhe. Ai shkoi më pas në Bathore dhe në rrugën “Besëlidhja” ndaloi tek banesa e familjes Kurti. Aty vrau Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, një i dënuar me burgim të përjetshëm. Për këtë vrasje tha se e bëri pasi kishte pasur me vëllanë e të resë konflikte në burg.
40-vjeçari rrëfeu po ashtu se po atë ditë kishte planifikuar një vrasje tjetër në zonën e Sharrës, por kjo nuk u realizua pasi u kap nga policia.
