19-vjeçarja Hygerta Meta, vrau me armë zjarri dhe varrosi babain e saj, Pëllumb Meta. E reja e cila studion Ekonomi/biznes në Universitetin e Tiranës, ka dëshmuar se dëshironte që të ndiqte studimet dhe ëndrrat e saj, por i ati kërkonte ta fejonte me zor.
Hygerta Meta deklaroi se babai insistonte që ajo të martohej me një djalë nga fshati, emigrant në Itali, që sipas të resë nuk ishte në nivelin e saj.
Lexo edhe :
Related Posts
“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dikë që nuk ishte në nivelin tim. Kishin hyrë shkuesi me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja atë, babai këmbënguli dhe fllimisht e vrara me armë zjarri dhe më pas e varrosa”, ka deklaruar 19-vjeçarja.
Ka qenë zbulimi i sinjalit të telefonit të 50-vjeçarit, ai që ka zbuluar edhe krimin. Më pas ekspertiza mjekoligjore ka zhvarrosur trupin e 50-vjeçarin i cili është gjetur i mumifikuar.