Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, zbardhet dëshmia e autorit Elvis Shkambi

13:56 / October 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumb Elvis Shkambi Astrit Kalaja 752x4401759995809 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë mesditën e 6 tetorit, kur brenda sallës së Gjykatës së Apelit u vra me armë zjarri magjistrati Astrit Kalaja.

Top Channel ka siguruar dosjen e hetimit, duke zbardhur të plotë deklaratën e autorit të vrasjes së gjyqtarit, Elvis Shkambi.

Sipas dosjes së Prokurorisë,  Shkambi ka deklaruar se ditën e ngjarjes, është nisur nga Shkodra me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, për të qenë prezentë në gjyqin që do të mbahej në mesditë për çështjen e tyre pronësore.

Ai deklaron se të dy ata fillimisht ishin ndalur në Lezhë, kishin pirë kafe ngushëllimi tek disa të afërm të tyret, dhe më pas kishin mbërritur në Tiranë.

Ai përshkruan gjithë veprimet që ka kryer deri në momentin e vrasjes dhe më pas dorëzimit para efektivëve….

Pas mbërritjes në Tiranë, 30-vjeçari ka parkuar makinën dhe më pas, me armën që mbante në brez, është futur në sallën e gjyqit, ku shoqëronte xhaxhanë si palë në proces.

Gjatë kohës kur kanë qenë duke pritur të niste gjyqi, ai ka parë edhe Ragip Kurtaj me të birin, që ishin pala tjetër në proces, por nuk kanë pasur asnjë komunikim mes tyre.

Shkambi rrëfen se ka qenë prezent në sallën e gjyqit, dhe pas gjyqtari Astrit Kalaja ka dhënë vendimin, ai ka nxjerrë nga brezi armën (që e mbante prej 10 vitesh pa leje, por thotë se nuk e ka përdorur kurrë), e ka mbushur, i ka hequr siguresën dhe ka shtënë në drejtim të gjyqtarit.

Gjyqtari ka qenë duke u larguar drejt dhomës së këshillimit kur është qëlluar disa herë në pjesën e sipërme të trupit.

Shkambi thotë se ka qenë i tronditur dhe në gjendje shoku pas vendimit, dhe pasi e ka qëlluar, ka shtënë sipas tij në mënyrë të pavetëdijshme edhe një herë nga dera ku kanë qenë duke u larguar me vrap Ragip Kurtaj dhe djali i tij, të cilët mbetën të plagosur, por ai thotë se nuk kishte qëllim të gjuante drejt tyre sepse problemin nuk e kishte me ta.

Më tej në dëshminë e tij, thotë se i është afruar trupit të gjyqtarit, që ishte thuajse i rënë përtokë, dhe thotë se e pa që ishte gjallë dhe i vetëdijshëm.

Në ato momente pranë tij ka qenë sekretarja gjyqësore, e cila e frikësuar i ka thënë: Të lutem, të lutem.

“Qetësohu, nuk kam gjë me ty”, i ka thënë ai dhe më pas është larguar nga salla./TopChannel

Astrit Kalaja Elvis Shkambi gjyqtarit Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.