Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit me burg për Vangjel Kapllanin, adoleshentin që vrau gjyshin e tij dy ditë më parë me armë zjarri.
E njëjta masë është vendosur dhe për 28-vjeçarin M.A, i cili i shiti armën, ndërsa dy të miturit janë lënë me detyrim paraqitje. 17-vjeçari akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.
Ai ishte rritur nga gjyshi i tij, emrin e të cilit mbante, që në moshën 3-vjeçare pasi prindërit humbën jetën në aksident.
Lexo edhe: “E vrava se më stresonte”, 16-vjeçari që vrau gjyshin i kishte humbur prindërit (FOTO)