Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 40-vjeçar pasi është dënuar me 25 vite burg për vrasje.
Sipas burimeve zyrtare në sajë të operacionit të koduar “Gjurmimi” është arrestuar Ilir Bajrami, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi. Shtetasi Ilir Bajrami ka vrarë me mjet prerës (thikë) një shtetas Grek”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.
Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.