Sokol Halili i dyshuar për vrasjen e 35-vjeçares Hamide Magashi, para repartit të maternitetit, është ende në arrati.“Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur”, njofton policia. Viktima kishte edhe urdhër mbrojtje nga i dyshuari, ish-bashkëshorti i saj.
“Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2022. Ky aktvendim i është dorëzuar palëve dhe atë palës përgjegjëse, mbrojtësit të tij, palës së mbrojtur, mbrojtësit të viktimave, QPS –Lipjan si dhe Stacioni Policor në Lipjan i cili është urdhëruar që ta bëjë zbatimin e vendimit të urdhrit mbrojtës”, konfirmon Gjykata Themelore e Ferizajt.