Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau ish-partneren, shoku i Renatos: Suela e tradhtoi me kolegun, më thanë se ai dhunonte prindërit

14:22 / February 1, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
88e7726d8b3c400dacc323d4b33540c7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shoku i Renatos, 34-vjeçarit nga Shqipëria, i cili vrau ish-partneren e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën 8-vjeçare, ka rrëfyer për “Jetë Shqiptare” detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.

Ai deklaroi se Renato dhe Suela kanë patur probleme tradhtie që prej vitit 2018-2019. Sipas tij, Suela e ka tradhëtuar Renaton me një koleg të këtij të fundit.

 “Me Renaton ishim shokë të ngushtë, jemi rritur bashkë këtu në Lakeëood Ohio që në 2002-shin. Reanto dhe Suela kanë patur probleme tradhtie që nga vitet 2018-2919. Tradhtia ishte me një koleg që Renato shiste siguracione jete dhe për këtë arsye ata u zhvendosën në Floria, dhe kur ai zbuloi tradhtinë, e la punën te siguracionet dhe bëri punë të ndryshme.

Nuk e di nëse e kishte falur, por mesa duket jo. Kohët e fundit nuk e lejonte të shikonte vajzën. Por kurrë nuk ka shprehur asgjë për këto që bëri. Nuk e di nëse ka qenë konsumator i lëndëve narkotike”, tha ai.

Shoku i Renatos ka rrëfyer se biseda e tyre e fundit ka qenë në korrik të 2023-shit. Një tjetër shok i tyre, i ka deklaruar se Renato prej dy vitesh ishte konsumator i lëndëve narkotike dhe se ushtronte dhunë ndaj prindërve të vetë.

“Në korrik të 2023-shit ka qenë hera e fundit e kontaktit me Renaton. Dhe nuk kishte shenja të tilla. Dhe as nuk shprehu gjë. Kur fola me A* (një mik tjetër) të hënën më tha: “nuk i hedh faj Renatos se e shkatërroi ajo”.  Renato ishte djalë flori.  Gjithmonë i qeshur e të përgjigjej në çdo gjë. Ajo iku dhe Renatos i iku jeta.

E shkreta vajza që humbi të dy prindërit. Viktima nuk ka faj, autori ka gjithmonë faj. Të gjithë e dinin dhe e dinë për tradhtinë. Por tani vonë mësova që ajo nuk e lejonte të takonte vajzën. Fola me një shok. Dhe më tha: “Suela shkonte mirë prindërit e Renatos dhe ai kishte dy vjet që konsumonte lëndë narkotike dhe kishte dhunuar prindërit e vet disa herë dhe ata nuk e kishin denoncuar. Para nja dy javësh kishte goditur të atin e vet dhe kishte frakturë në nofull.

Ata prapë nuk e kishin raportuar. Dhe kësaj radhe kishte ardhur me mendje për të marrë vajzën”, rrëfeu ai ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare”.

Disa ditë më parë, 34-vjeçari Muhaj vrau ish-partneren e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare. Pak orë pas ngjarjes ai u arrestua.

Suela Saliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.