Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau kolegun 34-vjeçar në Tiranë, autori i arrestuar më parë për “armëmbajtje pa leje”

09:46 / October 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1761725135xuntitled design 4 240 750x375 c04fcf85 f026 4243 a5f6 c8ed8888db52
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasditen e djeshme u vra me thikw 34-vjeçari Indrit Ismaillari nga kolegu i tij Filip Shehu 41 vjeç. Autori ka qenë edhe më parë i dënuar për “posedim të armëve të ftohta”. Policia njoftoi se pas arrestimit të Shehut ka mundur të gjejë edhe thikën me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi.

“Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në Komunën e Parisit, ku shtetasi F. Sh. dyshohet se vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., 36 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit ku punonin të dy, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Nr. 2 dhe me shërbimet e  Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Sh., 41 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se shtetasi F. Sh. kreu vrasjen”, njoftoi policia.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi F. Sh., i cili u kap menjëherë pas krimit, ishte i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Detaje nga ngjarja e rëndë

Dy punonjësit e lokalit janë konfliktuar fillimisht verbalisht me njëri-tjetrin. Më pas 41-vjeçari Filip Shehu ka qëlluar me thikë 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, i cili mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë rrugës për në spital.

Viktima dhe autori kanë qenë punonjës të një lokali te komuna e Parisit. Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Mësohet se në momentet e para kur ka mbërritur policia, autori nuk ka treguar që e ka qëlluar ai 34-vjeçarin.

Kanë qenë punonjës të tjerë të lokalit që e kanë informuar policinë për ngjarjen e rëndë.

autori Tirane viktima Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.