Policia ka reaguar për vrasjen e një kali ditën e djeshme në zonën e Shelegurit në Leskovik.
Në njoftim bëhet me dije se autori është identifikuar dhe rezulton të jetë një 24-vjeçar me iniciale O. M.
Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më datë 26.01.2023, gjatë natës, në fshatin Shelegur, ka vrarë me armë gjahu 1 kafshë pune (kalë) dhe ka plagosur 1 tjetër kafshë.