Një 41-vjeçar shqiptar i identifikuar si Orjon Llupo është shpallur në kërkim nga policia e Greqisë, pasi akuzohet se ka vrarë me thikë shtetasin grek Nikolao Mazaraqi, 38 vjeç.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 tetorit 2023 në vendin e quajtur “Ajia Sotiria” në lagjen “Menidhi” të Athinës.
Gjithçka nisi pas një sherri banal për një dozë heroinë me viktimës Mazaraqis dhe autorit Llupo.
Sherri mes tyre degradoi në përleshje fizike dhe më pas Llupo nxori thikën dhe goditi për vdekje 38-vjeçarin grek.