Ekstradohet nga Italia Bardh Lula, i njohur dhe si Bardhyl Luli i cili në 1993 vrau 3 persona në Torovicë të Lezhës. Ekstradimi i tij nga Milano u krye dje, 21 maj 2024
Shtetasi Bardh LULA, është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin penal nr. 53, datë 04.09.1996, ndryshuar me vendimin Nr. 120 datë 25.01.2001 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për interes kundër tre personave” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë”, të parashikuara nga nenet 84/a/b i Kodit Penal të vjetër, nenit 3, paragrafi 3 i Kodit Penal të ri dhe 280 të K. Penall.
Më datë 12.06.1993, shtetasi Bardh LULA ka vrare me arme zjarri në vendin e quajtur Kroi Denices, Torovice kushërinjtë Nikoll, Mark dhe Pal Luka.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Roma/Itali, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.