Gjykata e Durrësit ka vendosur që Elton Sefa, 23-vjeçari shqiptar që vrau punëdhënësin e tij në Britani të ekstradohet.
Në këtë mënyrë ai do të jetë i pari, pas firmosjes së marrëveshjes mes dy shteteve për ekstradimet.
Në seancën e kaluar, avokati i tij kërkoi të mos ekstradohej pasi ai vuan nga probleme psikike. Për këtë ai kërkoi një ekspert mjeko-ligjor për ekzaminimin psikiatrik të të riut.
Lexo edhe- Avokati: Të mos ekstradohet, është i sëmurë psikik
NGJARJA
Elton Sefa akuzohet për vrasjen e 47-vjeçarit britanik John Ëoodëard. Krimi ka ndodhur në Prill të vitit të kaluar në Londër. Sefa e goditi disa herë me sende të forta në kokë britanikun, i cili po punonte për riparimin e çatisë së një ndërtese në zonën qendrore të kryeqytetit britanik. Siç shkruajnë mediat britanike, krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta.
Hetuesit britanikë menduan fillimisht se 47-vjeçari kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga lartësia. Por ekzaminimet në trupin e tij shfaqen shenja të goditjeve me sende të forta në kokë. Testet e ADN-së çuan në zbulimin si autor të ngjarjes të 23-vjeçarit shqiptar, i cili tashmë është në pritje të ekstradimit në Britani me kërkesë të autoriteteve vendase.