Dy ditë më parë një i burgosur shqiptar 29-vjeçar mbeti i vrarë pas një përleshje me të burgosur rus. Ndërkohë mediat greke raportojnë se rusi ka tentuar të bëjë vetëvrasje në qelinë e tij, duke prerë damarët e duarve.
Lexo edhe- Përleshje në burgun e Trikallas, humb jetën një 29-vjeçar
Sipas trikalavoice.gr ai ka përdorur një copë qelqi për të prerë damarët, por është konstatuar në kohë. Rusi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ëhstë transferuar mesnatën e të enjtes në masa të rrepta sigurie me urgjencë në spitalin e Trikallas.