Kamerat kanë kapur momentin e tmerrshëm, ku shihet vrasësi i Grace Millane teksa nxjerr trupin e saj të pajetë nga moteli.
Ai e kishte futur në valixhe pasi e kishte mbytur dhe e kishte paketuar mirë që mos binte në sy.
Jesse Kempson, 28 vjeç vrau të renë britanike, pasi kjo e fundit kishte shkuar për një vizitë në Zelandën e re.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në një motel në Zelandën e re dhe vetë 28-vjeçari e ka pranuar se në njërën prej valixheve që nxori nga hoteli ishte edhe trupi i vajzës.