Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau tek Liqeni në sytë e të birit 62 vjeçarin, vetëdorëzohet autori i krimit

20:50 / March 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
66
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autori që vrau me armë zjarri 62 vjeçarin Haxhi Baçinozi, në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë është vetëdorëzuar në polici.  

Policia e kryeqytetit bën me se pas negociatave, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Islam Myrtaj, 61 vjeç nga Fieri, është vetëdorëzuar rreth orës 19:30 minuta të mbrëmjes së sotme në policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij.

Baçinozi, ish-i përndjekur politik u vra me armë zjarri mbrëmjen e 16 marsit në sytë e djalit të tij.

Deklarata e policisë:

Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së kësaj ngjarje.

Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale.

autori dorezohet\
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.