Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 21 vjet e 6 muaj burg J.G., pasi u shpall fajtor për vrasjen e vëllait të tij në Rahovec, pas një mosmarrëveshjeje për bagëtitë.
Ai ka marrë dënimin për veprat “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 qershor të vitit 2021, në fshatin Sopniq të Rahovecit, ku autori u konfliktua me vëllanë e tij për bagëtitë. Më pas, debati agravoi dhe u përshkallëzua deri në vrasjen e 65-vjeçarit.