Sanije Tuga, është nëna e Blerina Metës, bashkëshortes së Pëllumbit që u vra dhe u gropos nga tre fëmijët, ka rrëfyer sesi disa vite më parë ka vrarë vjehrrën. Ajo thotë se ajo ngjarje ka ndodhur krejt aksidentalisht. Por Sanije Tuga befason kur thotë se vjehrra nuk ka vdekur vërtetë, madje aludon se mund të jetë gjallë edhe sot.
”Vjehrrën e respektoja, i thoja; hajde te shtëpia. Ziheshim shumë. Ajo me fëmijët e mi, i kishte si fëmijë shemre. Se di pse. Unë i thoja; janë fëmijët e djalit tënd. Nuk më ka dashur. Nuk i pëlqeja kurrë për punët, kishte një shprehje siç e thonë dhe nga malësia. Mi ka kryqëzuar duar e këmbë. S’më dhunonte, por më bënte magji. Kam jetuar shumë vite më të.
Lexo edhe :
Related Posts
Isha sëmurë dhe kisha 1 çifte në shtëpi. Burri ndodhej në dhomë sipër, aty flinim mirë. Meqë isha sëmurë, kisha fjetur atë natë në kuzhinë. Vjehrra ishte te shtëpia e vetë. Ajo kaloi dhe më shifte me inat. Nuk kam qëlluar kundër vjehrrës. Ka qëlluar ajo duke ecur. Nuk vdiq atë ditë. Vetëm pak gjak kam parë te napa. Ajo shkoi te qendra shëndetësore, dhe kaq. E çuan te varri brenda ditës, por ajo mund të jetë gjallë dhe sot. Unë bëra 7 vite burg. Pasi dola, erdha në banesë. Jemi martuar me shkuesi”,-tha për ”News 24”.