Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrioni: Sheshin e kanë tërhequr në bashkëpunim në moshën 18 vjeç.

22:12 / January 30, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujar sheshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debatet në lidhje me pastërtinë e figurës së prokurorit Bujar Sheshi vijojnë. Në media të ndryshme shkruhet e flitet për këtë temë. Në një intervistë për emisionin “Arena” nga Dritan Hila, Sekretari i Përgjithshëm i Autoritetit të Dosjeve Skënder Vrioni ka folur për dosjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi i cili është akuzuar se ka qenë ish-sigurims.

Vrioni deklaron se nuk ka asnjë dokument që vërteton bashkëpunimin aktiv të Sheshit me Sigurimin e Shtetit të asaj kohe, por sipas tij ka një kartelë rekrutimi.

Hila pyeti zyrtarin e Autoritetit të dosjeve: “A ka një dokument ku Bujar Sheshi ka bashkëpunaur me sigurimin, duke dhënë informacione që ishin nën vëzhgimin e Sigurimit të Shtetit”?

Në përgjigjen e tij Vrioni tha: “Jo. Pikërisht nuk ka një dokument që të vërtetojë bashkëpunimin aktiv të Sheshit, por ka një kartelë Model 2, që zotin Sheshi e kanë tërhequr në bashkëpunim në moshën 18 vjeç. Dosja është arkivuar për 20 vjet, por ne nuk kemi mundur ta gjejmë”.

sheshi sigurimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.