Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vritet lideri i ISIS

23:07 / November 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ISIS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri i grupit militant Shteti Islamik, Abu al-Hassan al-Hashimi al-Qurayshi, është vrarë në një betejë, tha zëdhënësi i grupit, duke mos dhënë më shumë detaje. Al-Qurayshi është lideri i dytë i ISIS që është vrarë gjatë këtij viti, në kohën kur ky grup ekstremist po tenton që të ngrihet sërish, duke tentuar që të aktivizojë celulat e saj për të kryer sulme vdekjeprurëse në Irak dhe Siri.

Pak dihet për al-Qurayshi, i cili mori udhëheqjen e grupit pas vdekjes së paraardhësit të tij, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, i cili u vra gjatë një aksioni të Shteteve të Bashkuara të kryer në shkurt në veriperëndim të Sirisë.

Vrasja e Al-Qurayshi është një goditje ndaj grupit militant i cili u mposht në Irak më 2017 dhe dy vjet më vonë në Siri.

Njoftimi i zëdhënësit të ISIS, Abu Omar al-Muhajer, vjen në kohën kur ISIS po tenton të kryejë sulme vdekjeprurëse në disa pjesë të Sirisë dhe Irakut, ku ekstremistët më herët e kishin shpallur një kalifat.

“Ai vdiq duke luftuar armiqtë e Zotit, duke vrarë disa prej tyre para se të vritej si një burrë në fushëbetejë”, tha al-Muhajer.

Zëdhënësi tha se Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurayshi është emëruar udhëheqës i ri i grupit militant. Uashingtoni është pyetur për vrasjen e al-Qurayshit dhe zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby tha: “Ne mirëpresim lajmin për vdekjen e një tjetër lideri të ISIS. Nuk kam detaje të tjera tani për tani për këtë ngjarje”.

Al-Qurayshi është lideri i tretë i vrarë që kur themeluesi i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, u vra nga amerikanët në tetor të vitit 2019. Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e liderit të ISIS.

ISIS Lideri vritet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.