Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vritet në Francë ish ushtari i UÇK! Detajet nga ngjarja e rëndë 

20:50 / November 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
france uck
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 55 vjeçar, ish ushtar i UÇK-së mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri poshtë banesës së tij në Dijon të Francës.

Prokurori francez, Olivier Caracotch tha se 55 vjeçari ishte viktimë e rastësishme pasi shkëmbimi i zjarrit. Ka qenë ora 00:30 minuta  e 26 nëntorit kur personat kanë qëlluar nga një makinë drejt ndërtesave. Një plumb kapi një 55 vjeçar teksa po qëndronte në shtëpi’ tha prokurori i Dijon

Viktima u deklarua i vdekur në orën 00:50 minuta në banesën e tij në katin e parë, ku jetonte me bashkëshorten dhe vajzën e tij bëri të ditur një burim policor. 

Ngjarja u shënua në distriktin e Stalingradit dhe dy persona janë në kërkim, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”.

“I vetmi faj i 55 vjeçarit ishte fakti që jetonte në lagjen ku ndodhi shkëmbimi I zjarrit” bëri të ditur prokurori në një konferencë për median

Babi, mami dhe unë u zgjuam nga të shtënat të cilat më u ndalën. Më pas filluan sërish. Kur shkuam të shihnim babain i cili po flinte në krevatin e tij kishte vdekur’ tha vajza 23 vjeçare për AFP.

Familja kosovare jetonte prej 14 vitesh në Francë dhe në banesë ishte dhe vëllai I saj.  

“Një shkëmbim zjarri u shënua në këtë lagje edhe disa vite më parë dhe shenjat e plumbave janë ende atje, thotë 23 vjeçarja duke besuar se ngjarja ishte “me siguri një shlyerje hesapesh”. “Do të doja që Franca të mbronte më mirë banorët e saj, dua të largohem nga Dijon”, tha ajo e tronditur dhe e përlotur.

Media franceze nuk bën të ditur emrin e viktimës por mediat kosovare dhe postimi në rrjete sociale mësohet se viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës.

uck france ushtari vritet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.