Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka prekur thellë shoqërinë dhe çdo shqiptar. Teksa ka shprehur ngushëllimet tek prindërit e të ndjerit për këtë humbje tragjike, këngëtari Luiz Ejlli tregon se ka marrë një vendim. Artisti bën me dije se kënga e re e cila do tu publikonte sot, do të shtyhet për të shtunën. ”Prindër të Martinit, unë nuk mund ta imagjinoj se si ndiheni… por e di shumë mirë se sa e keni dashur. Ngushëllime”,-shkruan Luizi. Kjo tregon që Luiz Ejlli përpos një fenomeni i Big Brother, është edhe një artist human që tregon me shembull sesi duhet të veprojë edhe kolegët e tij.
Postime te ngjashme
Add A Comment