Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

”Vuani nga skleroza” debate në gjyq mes grupit të Shullazit dhe mjekëve për ekspertizën ndaj Reçit

14:00 / January 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1542123634 emiljanoshullazi 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ka shkaktuar debate të forta mbi ekspertizën psiko-ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Në seancën e kësaj të hëne paraqiten si dëshmitare dy ekspertet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK. Në ekzaminimin e vitit 2022, ekspertet në fjalë përcaktuan se Luftar Reçi është i përgjegjshëm për ato çfarë ka deklaruar.

Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjekët, duke u kujtuar se për bashkëpunëtorin ka pasur një tjetër akt ekspertimi në 2013, ku ai rezulton depresiv dhe jo i besueshëm.

Në këtë kontekst, ata kërkuan një ekspertizë të re me pedagogë të psikologjisë, profesorë psikiatër, madje edhe me ekspertë të huaj për të vlerësuar gjendjen e tij mendore.

Viktor Imeraj mori fjalën duke iu drejtuar eksperteve në seancë:

“Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?”- tha Imeraj.

Pasi iu tërhoq vëmendje, Imeraj u gjobit me 5 mijë lekë.

Më pas fjalën e mori Emiljano Shullazi, duke iu thënë dy ekspertëve:

“Si ka mundësi ju për 50 minuta intervistë, dolët në konkluzione për të, kurse ne këtu 4 orë kur u ballafaquam, s’arritëm ta kuptojmë?”- tha Shullazi.

I pandehuri tjetër, Indrit Rusi pyeti njërën prej mjekeve:

“A keni punuar në vitin 2016 në paraburgimin e Durrësit?”

Mjekia iu përgjigj po.

Rusi i tha:

“Më mbani mend, se unë kisha një infeksion në dhëmballë, ti më thoje ke keq bajamet.”- tha Indrit Rusi.

Avokatët po ashtu pretenduan se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML, është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunëtor i drejtësisë.

Shullazi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.