Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mohuar sërish zërat se gazetari nga Kosova, Fahri Musliu mund të jetë babai i tij biologjik.
Vetë Vuçiqi e ka përmendur në një dalje në televizion duke thënë “Fahri Musliu nuk është babai im, babai im është Angjelko”.
Pas kësaj gazeta serbe “Danas” ka botuar shkrimin “Një shqiptar në Beograd”: Kush është Fahri Musliu, për të cilin Vuçiçi thotë se nuk është babai i tij?”.
Ishte ky tekst që e detyroi Vuçiçin ta realizojë një video me babanë e tij dhe ta hedhë në Instagram.
“Unë jam krenar për babanë tim”, shkroi Vuçiçi.