Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për herë të parë pas sulmit në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës dhe u ekzekutuan 3 terroristë serbë.
“Një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Që nga viti 1999, siç e dini, ne nuk i kemi pasur në kontroll efektivët. Na u desh shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ndodhi, që ne t’ua komunikojmë të vërtetën njerëzve dhe të përgatisim terrenin për vendimmarrje.
3 serbë nga Kosova kanë vdekur nga zjarri i snajperit nga një largësi e madhe ku nuk ka pasur nevojë që të likujdohen. Kemi frikë se ka vdekur dhe një i katërt. Ne e kemi monitoruar çdo gjë që ka bërë policia shqiptare dhe po presim që t’i ofrojmë ato dëshmi.
Ne kemi inicizime zanore qysh policët shqiptarë qeshin dhe thonë “le t’i lëmë të vdesin”. Kemi xhirime që e vërtetojnë një gjë të tillë. Presim që këtë ta konfirmojë dikush. Ata shfrytëzuan snajperë dhe qëlluan dhe në shtëpi private ku nuk ishte askush, ishin të moshuar aty. Manastiri dhe kisha në asnjë mënyrë nuk janë përfshirë në këtë situatë” – tha presidenti.