Nuk shuhen provokimet nga ana e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës, duke i vënë në shënjestër të gjitha autoritetet qeverisëse, nga kryeministri Albin Kurti të cilin e quajti aq të përvuajtur sa nuk mundet as ta fyej më.
Vuçiç tha se shërbimi ushtarak në Serbi do të jetë i detyrueshëm për qytetarët serbë, përveç ushtrisë profesionale. Nga ana tjetër, ai shtoi se nuk shqetësohet fare se çfarë mendojnë në rajon për përforcimin e ushtrisë serbe, pasi kishte përgatitur batutën për kryeministrin Kurti dhe liderët tjerë ballkanik.
“A iu kam borxh atyre t’iu raportoj, apo popullit tonë? Çfarë doni, që ne të jemi thes boksi e të na godasin, përkundër heroizmit të ushtarëve dhe oficerëve tanë, sikur të nëntëdhjetave. Ata që po armatosen që të gjithë. Që po veçojnë nga 20 për qind të municioneve të tyre nëpër depo. E pse po blini helikopterë nga SHBA dhe kundërajror nga Gjermania pra. Kë doni të sulmoni, Austrinë apo Slloveninë? Kurti tha se do të ketë 130 milionë buxhet për ushtri. S’ka problem, ne do të kemi një miliardë e gjysmë”.