Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka theksuar sonte se vendi i tij, pra Beogradi, mund të jetë vendi më i mirë për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës. I ftuar në një emision, Vuçiç ripërmendi deklaratën e shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov se Beogradi do të ishte një vend i mirë për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, duke e mbështetur idenë.
“Në Beograd, të gjithë ishin të kënaqur, informacione nuk do të rridhnin kurrë. Ky do të ishte lajmi më i mirë në botë. Ne nuk ndërhyjmë në asgjë. Jemi të gatshëm t’ua ofrojmë Beogradin miqve rusë dhe ukrainas për negociata,“-tha në fjalën e tij presidentit serb.
Pak orë më parë, në një intervistë për mediat serbe, Lavrov është shprehur se ndaj vendeve të Ballkanin dhe sidomos Serbisë është ushtruar presion për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.