Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vuçiç mohon akuzat se qëndron pas sulmit të veri të Kosovës: Edhe ne po kryejmë hetimet tona!

13:15 / December 1, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8814
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmes një konference për mediat ka deklaruar këtë të diel se autoritetet serbe po zhvillojnë një hetim për një shpërthim ndaj një kanali të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke i hedhur poshtë përsëri akuzat e autoriteteve kosovare se Beogradi ka gisht në sulmin ndaj infrastrukturës jetike kosovare.

Kosova dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar këtë sulm si akt terrorist.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rritur frikën se shumë pjesë të vendit do të mbeteshin pa ujë dhe rrymë.

“Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti”, tha Vuçiç duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili e akuzoi Serbinë për “dirigjimin” e këtij sulmi “terrorist dhe kriminal”.

Ai tha se hetimet do ta zbardhin të vërtetën, sepse “edhe ne po zhvillojmë hetimin tonë”.

“Kemi disa dyshime të caktuara, por hetimi do të tregojë se kush e ka urdhëruar. Mendoj se kemi disa njohuri për atë se kush mund të jetë autori”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se qëllimi i kësaj është “të ngadalësohet” rruga e integrimit evropian të Serbisë, pasi javën e ardhshme pritet vendimi për hapjen e kapitujve, si dhe të shpallet Lista Serbe organizatë terroriste përpara afatit për dorëzimin e listës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Negociatat mes Beogradit dhe Brukselit janë praktikisht të ngrira prej tre vitesh, kryeishst për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë –pritet të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, sipas kryetarit të saj Zllatan Ellek.

Ndërkohë, duke folur për mjetin shpërthyes që u përdor për ta dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit, Vuçiç tha se është “i sigurt” se bëhet fjalë për eksploziv ushtarak serb, “pasi mund te ishte konfiskuar gjatë një prej bastisjeve”, duke aluduar në Policinë e Kosovës.

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se eksplozivi i përdorur në sulmin ndaj kanalit “është e pamundur të gjendet në tregun e zi, nëse nuk furnizohet drejtpërdrejt nga depot e ushtrisë”.

Vuçiç tha se Kurti i kishte kërkuar leje KFOR-it që Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) të vendoseshin në veri të Kosovës “nëntë minuta” pasi ishte njoftuar për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

“Po pyes NATO-n dhe KFOR-in, a po flas të vërtetën apo jo?” tha Vuçiç.

Shkuarjen e FSK-së apo vendosjen e bazave të saj në komunat veriore të banuara me shumicë serbe e pamundëson një marrëveshje e institucioneve të Kosovës me Aleancën e NATO-s.

Më 2013, nëpërmjet një letërkëmbimi kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e siguroi NATO-n se FSK-ja nuk shkon në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.

Autoritetet kosovare të sigurisë njoftuan të shtunën vonë se tetë të dyshuar u arrestuan gjatë një aksioni të gjerë në veri të Kosovës në lidhje me këtë sulm që thanë se ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga paslufta.

Vuçiç i akuzoi autoritetet kosovare se arrestuan “njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me sulmin dhe për këtë arsye shtatë prej tyre u liruan”.

“Kështu nuk zhvillohen hetime serioze, gjithçka ishte një shfaqje për opinionin ndërkombëtar”, tha ai./REL

serbi vuçiç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.