Aktivisti serb Miograd Miliçevic tha në një intervistë televizive se Vuçiç nuk është kandidat në zgjedhjet për Beogradin edhe pse partia e tij u përpoq të bindte njerëzit se ai ishte një nga kandidatët.
Sipas tij, pas fjalimit të mbajtur një ditë më parë nga presidenti Vuçiç, mund të ketë edhe presion ndaj votuesve.
“Unë pres një rezultat të mirëfilltë, pas fjalimit që Vuçiç mbajti dje dhe gjatë fushatës mund të kemi presion ndaj votuesve. Nëse do të ketë një ndryshim që do ta sjellin zgjedhjet, mund të shohim të njëjtën atmosferë me ndikimin rus që vuri në rrezik rezultatet reale. Kjo është pjesë e procesit dhe është diçka që do ta shohim gjatë procesit elektoral, duhet të jetë KQZ ai që menaxhon procedurat, roli i presidentit është i ekzagjeruar”, tha aktivisti.