Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç nuk ndryshon, u bën thirrje serbëve: Mos hyni në Ushtrinë e Kosovës!

23:32 / February 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

   Presidenti serb Alleksandar Vuçiç, ka zgjedhur të vazhdojë me fushatën e “Ardhmja e Serbisë”, për të parë gjendjen brenda shtetit. Një pjesë e kanë konsideruar fushatë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, por përveç ekonomisë në qytetin kufitar me Kosovën, Rashkë, ai u ka bërë thirrje serbëve të mos i bashkohen asesi Ushtrisë së Kosovës.

“I kam lutur të gjithë serbët që të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës, ta mendojnë se cilat janë nevojat e kësaj ushtrie dhe qëllimet e atyre që e kanë themeluar. Ne edhe ashtu jemi pak dhe na mungon vetëm të kemi edhe një konflikt serbo-serb”. Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës po bën fushatë për rekrutimin e serbëve në pjesët jugore. Serbia kundër kësaj është shprehur edhe me ndalimin në kufi të disa pjesëtarëve serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Vuçiç megjithatë ka thënë se shpreson që do të gjendet një zgjidhje për Kosovën, por serbët duhet të kenë durim.

“Fuqitë e mëdha të Perëndimit e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës dhe kjo është foshnja e tyre që ata e luajnë, tani nuk është më foshnje, por një mistrec i përkëdhelur që mund të bëj marrëzira. Por ende është foshnja e tyre dhe ata do ta mbrojnë dhe akuzojnë Serbinë sa herë të kenë mundësi. Por, ne duhet të jemi të përgjegjshëm”. Vuçiç ka takuar edhe krerët serbë të Kosovës, me të cilët ka folur për gjendjen pas taksës duke, u premtuar se do të lobojë dhe se Serbia nuk do t’i lërë vetëm.

kosoves serbeve ushtrine Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.