Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç përplaset me gazetarët për gërmimin e litiumit

22:23 / October 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pritur sot në Beograd, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe gjatë konferencës për shtyp ka ndodhur një skenë interesante. Teksa Vuçiç po fliste, “nuk do të mihni” është dëgjuar nga pjesa ku kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e mediave, pas së cilës ka reaguar furishëm Vuçiç.

Vuçiç u shpreh më pas se do të vazhdojnë rrugën drejt Evropës dhe do të përpiqen të ruajnë miqësitë. Vuçiç me tone të ashpra tha se nuk ka dy rrëfime, por vetë një rrëfim, dje dhe sot. Më tej presidenti serb iu drejtua gazetarëve duke u thënë se nuk janë ata që do të vendosin nëse do të gërmojnë apo jo për litium, por këtë do të vendosin qytetarët e Serbisë dhe ekspertët në këtë vend.

“Deshët të thoni diçka. Për fat të keq, madje edhe e dëgjova çfarë thatë. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë drejt Evropës dhe do të përpiqemi të ruajmë miqësitë tona. Siç mund ta shihni, unë nuk kam dy rrëfime; kam një rrëfim, dje dhe sot. Sa i përket komenteve tuaja, shumë primitive. Ja, unë do t’ju them: ju nuk do të vendosni nëse ne do të gërmojmë apo jo për litium. Për këtë do të vendosin qytetarët e Serbisë dhe ekspertët në këtë vend. Sa për komentin tjetër që thatë, ai flet vetëm për mungesën tuaj të edukatës dhe kulturës, por çfarë të bëj. Kam tashmë tre fëmijë dhe mbaj katër, prandaj duhet të kujdesem për sjelljen e tyre. Juve, që jeni pak më të rinj se unë, zor se do mund t’jua shpjegoj”, tha ai.

Në këtë konferencë, për çështjen e gërmimit të litiumit u shpreh edhe Ursula von der Leyen. Duke folur për materialet, ajo tha se mund të jetë e sigurt që BE-ja do të respektojë dhe mbrojë natyrën e mrekullueshme të Serbisë dhe do të bashkëpunojë me komunitetet lokale. Gjithashtu von der Leyen është në një turne ballkanik, ku gjatë ditës së nesërme pritet të vizitojë Kosovën.

Gazetaret litiumi Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.