Në një kohë që tensionet në Ballkanin Perëndimor përfshirë edhe veriun e Kosovës vijojnë, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë kanë shpallur konkurs për të rinjtë që duan ta kryejnë shërbimin ushtarak për vitin 2024. Këtij njoftimi i jepet një këndvështrim nacionalist, ku thuhet se “kjo tregon patriotizëm ndaj Serbisë”.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka vizituar bazën ushtarake ajrore në Batajnicë. “Jam krenare për ushtrinë tonë dhe investimet e mëdha që po bëjmë. Serbia është një vend ushtarakisht neutral dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të jemi gjithmonë të aftë dhe mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur qiellin dhe tokën tonë. Dhe ne do të jemi gjithnjë e më të fortë në mbrojtje, si dhe në frenimin e çdo agresori të mundshëm”, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, pa nga afër armatimin e ri të blerë nga ushtria serbe mes të cilave 11 helikopterë të rinj rusë Mi-35, të cilët i quajnë tanke fluturuese, si dhe dy avion transporti Airbus.