Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se vetëm me themelimin e komunave serbe në veri të Kosovës do të shuhen konfliktet.
Në një deklaratë për mediat ai i bëri thirrje popullit për paqe dhe përmbajtje.
“E thërras bashkësinë kombëtare që të bëjë thirrje të themelohet bashkësia e komunave serbe. Kjo është mënyra e vetme që serbët të mos ndiqen në vatrat e tyre dhe mos të ketë më konflikte. I bëjmë thirrje popullit tonë për paqe dhe përmbajtje, ti besojnë shtetit të tyre. Mos të ketë gjakderdhje më të madhe.”- tha Vuçiç
Më tej ai ka shtuar se përplasjeve mes grupeve terroriste serbe dhe policisë së Kosovës, Serbia ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa nënvizoi se do t’i ndërmarrin me kujdes vendimet.
‘Ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarët për liri, vetëm Serbia si duket ka qenë terroriste. Për në kjo është një leksion një mësim. Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka është organizuar nga Beogradi. Ne sot gjithë ditën kemi pasur jo mbledhje por një takim të këshillit për Siguri Kombëtare dhe do të shfrytëzojmë durimin tonë dhe vendimet do ti marrim me kujdes. Do ti përgatisim në mënyrë të hollësishme dhe me këto vendime do të dalim para qytetarëve tanë dhe para popullit tonë për ditët në vijim.’- tha Vuçiç.