Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane për pushimet verore

09:40 / May 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbnail 7 696x474 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Washington Post”.

Gjatë dy muajve të fundit, ekspertja e Planifikimit të Udhëtimeve – Melanie Rodriguez ka pasur klientë të shumtë që kanë anuluar udhëtimet për shkak të buxhetit të tyre të kufizuar.

“Ndoshta një udhëtim në Siçili është “jashtë loje”, por ka ende alternativa të tjera për të udhëtuar në Evropë – pa ndikuar në buxhetin tuaj”, tha Kelly Greer, një agjente udhëtimesh në Pittsburgh.

Në vend të Francës, Greqisë ose Italisë – të cilat do të jenë, kryesisht të mbushura me turistë këtë verë falë vitit Jubile, Papës së ri dhe popullaritetit të qëndrueshëm – planifikuesit e udhëtimeve po rekomandojnë pushime në vendet më pak të njohura të kontinentit.

Ekspertët e udhëtimeve ju rekomandojnë pesë vende evropiane për pushime verore – të cilat janë më të përballueshme dhe nuk janë prekur ende nga turizmi masiv, Shqipëria, Polonia, Bullgaria, Sllovenia, Gjermania.

Shqipëria

Për një atmosferë të ngjashme me Kroacinë, Italinë ose Greqinë, ekspertja e udhëtimeve, Rodriguez ju rekomandon të kaloni pushimet verore në Shqipëri, ku çmimi mesatar i një dhome dyshe është 96 dollarë nata.

“Ju do të keni mundësinë të njiheni dhe të përjetoni historinë mesjetare, të shijoni ushqimin mesdhetar, plazhet – vetem me një të tretën e kostos”, tha Rodriguez.

“Mund të kaloni shtatë netë të plota në Shqipëri për më pak se 2,000 dollarë për person”, shtoi ajo.

Shqipëria është nën radarin e shumë turistëve amerikanë. Vizitorët mund të zbulojnë plazhe me ujëra të kristalta, vijën bregdetare mahnitëse, qytetet e gjalla dhe fshatrat idilike.

Mos e humbisni qytetin e Shkodrës, ku mund të përjetoni “momentin tuaj mbretëror në kështjellë”, ose Dhërmiun për një qëndrim të qetë në plazh.

amerikane pushime Shqiperia turiste Washington Post
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.