Armando Broja nuk duket se do jetë vendimtar te Chelsea, pasi trajneri Mauricio Pochettino i ka minimizuar hapësirat. Kjo po e shtyn Brojën për të menduar të largohet nga Blutë e Londrës, por jo nga kryeqytetit anglez.
Për shqiptarin ka interes të shtuar nga West Ham. Çekiçët e konsiderojnë 21-vjeçarin si pasuesin ideal të Gianluca Scamacca, i cili duket më pranë se kurrë me Interin. Nga shitja e italianit, West Ham synon të përfitojë rreth 30 milionë Euro dhe do kishte shifrat e duhura për blerjen e kartonit të Brojës.
Chelsea do ta ketë të vështirë për të refuzuar një ofertë të majme për kartonin e shqiptarit, dhe pse mbetet në dyshim për shkak se Broja konsiderohet një prej lojtarëve me të ardhme të ndritur.