Replikat dhe akuzat në seancën plenare të kësaj të enjte në Kuvend nuk kanë të sosur.
Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka iu drejtua deputetit demokrat Agron Shehajt, duke i thënë se e ka blerë mandatin e deputetit si dhe mashtron me tekstet në politikë.
Po ashtu, ajo kërkoi nga ai që ta dërgojë çështjen e mandatit të saj si deputete në Gjykatën Kushtetuese nëse kërkon që të marrë përgjigje.
“Zoti Shehaj nuk ka turp më të madh, se të hysh në Parlament duke paguar për mandatit e deputetit dhe ta blesh tekstin në politikë duke mashtruar. Ju ftoj ta çoni çështjen në Gjykatë Kushtetues edhe do të merrni përgjigjen. Por fillimisht ju ftoj të informoheni”.